Dyshohet se është helmuar sërish, Navalny në gjendje të rëndë shëndetësore

Dyshohet se është helmuar sërish, Navalny në gjendje të rëndë shëndetësore

Gjendja shëndetësore e disidentit rus po përkeqësohet dita-ditës, sipas zëdhënëses së tij, Kira Yarmish.

“Në 15 ditët e fundit në izolim kreu i opozitës ruse në burg që nga janari i vitit 2021, ka humbur 8 kilogramë.  Kur Alexei e pyet se nga çfarë vuante, mjeku i burgut u përgjigj duke u tallur se është sezoni i pranverës tani dhe të gjithë kanë alergji.”

Nuk përjashtojmë mundësinë që gjatë gjithë kësaj kohe në burg ai mund të jetë helmuar, duke i përkeqësuar shëndetin pak e nga pak,” tha ajo.

Yarmysh më pas thekson se problemi nuk qëndron vetëm te gjendja e tij shëndetësore por dhe te fakti që ai u dërgua në izolim për herë të 13-të.  Vetë Navalny, denoncoi ditën e djeshme në një mesazh në Twitter,  kufizimet e vazhdueshme.

Ndër këto, ndalimi për të ecur jashtë qelisë pasdite, thelbësor për shëndetin dhe për të shijuar pak dritën e diellit, që mungon në orën shtatë të mëngjesit në të ftohtë dhe pothuajse në errësirë.

Ata reduktuan edhe kuotën ditore të parave për të blerë diçka nga brenda burgut.

Shkurtin e kaluar, nga profili i tij në Instagram, kundërshtari i Putinit kujtoi se si në tetë muajt e fundit atij i ishte mohuar mundësia për të takuar familjen e tij dhe duke qenë në izolim ai nuk kishte mundësi as të takonte gruan dhe fëmijët e tij.

MARKETING