Dyshohet për dy viktima nga përplasja e dy helikopterëve zjarrfikës në Greqi

Dyshohet për dy viktima nga përplasja e dy helikopterëve zjarrfikës në Greqi

Dy helikopterë që merrnin pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve pyjore në zonën e Psathas, në Greqi, u përplasën në ajër gjatë ndërhyrjes.

MARKETING

Description of image

Pas aksidentit, autoritetet greke mobilizuan menjëherë forcat e kërkim-shpëtimit për ekuipazhet e dy helikopterëve.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa raportohet edhe për dy viktima. Mediat greke bëjnë me dije se viktimat janë një shtetas grek dhe një shtetas rumun.

Nuk ka indikacione që përplasja të ketë ardhur si pasojë e një defekti teknik.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pasi të përfundojnë hetimet dhe operacioni i kërkim-shpëtimit

MARKETING