Dyshja shqiptare Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani me golat e tyre i dhurojnë fitoren Rapidit

Dyshja shqiptare Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani me golat e tyre i dhurojnë fitoren Rapidit

Dyshja shqiptare, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani, kanë shkëlqyer me nga një gol të shënuar në fitoren komode të Rapid Bukureshtit me rezultat 2-0 ndaj Hermannstadit, në kuadër të javes së 26-të në elitën e futbollit rumun.

Krasniqi e gjeti golin në minutën e 54-të për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 ekipit të Rapidit pas asistimit të Borisav Burmaz, ndërsa Albion Rrahmani shënoi për të dyfishuar epërsinë e Rapidit në 2-0 në minutën e 66-të, duke u asistuar pikërisht nga Krasniqi.

Dyshja shqiptare, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani, kanë shkëlqyer me nga një gol të shënuar në fitoren komode të Rapid Bukureshtit me rezultat 2-0 ndaj Hermannstadit, në kuadër të javes së 26-të në elitën e futbollit rumun.

Në anën tjetër Rrahmani mori notën 7.7 falë golit të shënuar, por kjo nuk ishte e tëra pasi sulmuesi i talentuar pati edhe dy driblime të kompletuara, dy pasime kyçe si dhe katër duele të fituara.

Krasniqi pas 16 ndeshje të zhvilluara numëron dy gola dhe tri asistime, ndërkaq Rrahmani ka nëntë gola të sëhnuar dhe dy asistime.

Në këtë takim minuta pati edhe për Florent Hasanin, i cili u inkuadrua nga banka rezervë në 15 minutat e fundit të ndeshjes dhe pati një paraqitje solide.

MARKETING