Dy të vdekur në një aksident rrugor në rrugën Manastir – Resnjë

Një aksident komunikacioni me një rezultat tragjik ka ndodhur sot rreth orës 13 në rrugën Manastir-Resnjë, pranë vendit të quajtur “Sleçishte”, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Në aksident janë përfshirë dy automjete pasagjerësh – një “mercedes” me targa të huaja, i drejtuar nga një 52-vjeçar banor i Manastirit me banim në Gjermani, dhe një “opel” me targa të Ohrit, i cili transportonte dy persona të moshës 20 vjeç nga Ohri.
Sipas MPB-së, 52-vjeçari nga Manastiri vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa njëri nga personat në “opel” ndërroi jetë nga plagët e marra në Spitalin Klinik në Manastir.