Dy të vde’kur e dy të lënduar në aksi’dentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
Dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mbrëmjen e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova.”
Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu.
“Dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes,” deklaroi Kryeziu.
Policia raportoi se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori kujdestar, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vazhdim./Telegrafi/