Dy të ndaluar në Gostivar, policia sekuestron drogë në dy raste të ndara
MARKETING
Dy persona janë ndaluar në rajonin e Gostivarit në dy raste të ndara, pasi gjatë kontrolleve policore janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.
MARKETING
Më 10.04.2026, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar kanë privuar nga liria M.S. (38) nga Gostivari. Gjatë kontrollit të realizuar me urdhër gjykate në shtëpinë e tij dhe në një objekt hotelierik, janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me marihuanë dhe substancë të bardhë në formë pluhuri. Gjithashtu, në objektin hotelierik është gjetur edhe marihuanë.
Ndërkohë, më 11.04.2026 rreth orës 02:00, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Çegran kanë ndaluar U.I. (57) nga fshati Forinë, Gostivar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, gjithashtu të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar substancë e bardhë pluhur dhe substancë e bardhë në formë grimcash.
Të dy personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.

