Dy ndeshje zhgënjyese, Ten Hag shkarkohet nga Leverkuseni

Sipas Fabrizio Romano, Bayer Leverkusen ka marrë vendimin e bujshëm për të shkarkuar trajnerin Erik Ten Hag vetëm pas dy ndeshjeve të para të sezonit në Bundesligë.
Klubi pritet ta konfirmojë zyrtarisht këtë lëvizje gjatë ditës së sotme, ndërsa tekniku holandez tashmë është informuar për largimin e tij.
Raportimet nga Gjermania sugjerojnë se jo vetëm rezultatet, por edhe mënyra e menaxhimit dhe komunikimit të Ten Hag me skuadrën kanë luajtur rol vendimtar.
Hierarkia e klubit ka treguar pak mbështetje publike për holandezin, duke përshpejtuar vendimin për ta shkarkuar.
Shkarkimi i Ten Hag vjen menjëherë pas epokës së suksesshme të Xabi Alonsos, i cili udhëhoqi Leverkusenin drejt fitoreve historike dhe ngriti nivelin e pritshmërive te tifozët. Pasardhësi i tij nuk arriti të përshtatej dhe nuk dha sinjale pozitive në drejtimin e skuadrës.