Dy ndeshje dy fitore, BC Çairi shumë i fort për BC Feniks

Dy ndeshje dy fitore, BC Çairi shumë i fort për BC Feniks

Klubi Çairit ka arritur të shënojë fitoren e dytë në Superligën e Maqedonisë në basketboll. Kësaj rradhe, viktimë ishin BC Fenisk, të cilët u mundën me rezultatin 73-93.
“Me një paraqitje mbresëlënëse si mysafir, shënojmë fitoren e dytë radhazi, BC Çair 2030 siguroi një fitore të thellë me rezultatin 73-93 kundër BC Feniks. Loja u dominua nga ekipi ynë që kontrolloi tempon e ndeshjes, duke treguar përgatitje të shkëlqyer dhe një mbrojtje të fortë që nuk la vend për befasi.
Kjo fitore është një tjetër dëshmi e formës së shkëlqyer që ekipi ynë po tregon këtë sezon!”, thuhet në njoftimin e BC Çair. /SHENJA/

MARKETING