Dy lojtarët që Real Madridi do të përpiqet t’i largojë përpara mbylljes së afatit kalimtar

Dy lojtarët që Real Madridi do të përpiqet t’i largojë përpara mbylljes së afatit kalimtar

Real Madridi do të përpiqet të largojë Alvaro Odriozolën dhe Reinierin në ditët e fundit të merkatos së verës, raporton Rodra.

Për momentin nuk ka asnjë ofertë për dy lojtarët, megjithatë, klubi pritet t’i marrë së shpejti.

Reinier aktualisht stërvit vetëm. Odriozola stërvitet me ekipin dhe është pjesë e listës për ndeshjet e Real Madridit.

Marrëveshja aktuale e brazilianit me Los Blancos skadon në vitin 2026.

Sa i përket Odriozolës, kontrata e tij është deri në verën e ardhshme.

Kështu, Carlo Ancelotti i ka bërë me dije Florentino Perezit se lojtarët janë tepricë në planet e tij dhe dëshiron t’i largojë sa më parë. /Telegrafi/

MARKETING