Dy incidente me makina të djegura në Shkup

Dy incidente me makina të djegura në Shkup. Sipas MPB-së, incidenti i parë ka ndodhur pas orës 13 në bulevardin “Boris Trajkovski, kurë në semaforët në lagjen Pintija kanë qëndruar makina Reno dhe BMË që të dyja me targa të Shkupit.
Fillimisht është kapluar nga zjarri makina Reno, e drejtuar nga 52 vjeçari nga Shkupi, nga e cila makinë ka rrjedh benzinë, i cili është ndezur dhe ka kapluar edhe makinën BMË.
Zjarri është shuar nga njësiti i zjarrfikësve, ndërsa nuk ka persona të lënduar.
Në incidentin e dytë, pasdite është djegur një makinë Matis në bulevardin Vodnjanska. /SHENJA/