Dy granata u hodhën në Zveçan, policia jep detaje

Dy granata u hodhën në Zveçan, policia jep detaje

Një shpërthim ka ndodhur mesnatën e së hënës tek objekti i Postës në Zveçan.

Si rezultat janë shkaktuar dëme materiale.

Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, veçse banorët e zonës janë evakuuar.

Lidhur me rastin, zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshan ka dhënë detaje për portalin rtv21.tv.

“Sot pas mesnatës rreth orës 00.30, Një Granatë dore ka shpërthy brenda objektit të Postës së Kosovës në Zveçan e një e kemi shpërthy na në mënyrë të kontrolluar. Dyshohet se ato janë hedh nga jashtë objektit. Nuk ka lëndime, ka dëme materiale. Policia po punon në ndriçim të rastit”, ka thënë Elshani./21Media

MARKETING