Dy golësh dhe rekord nga Leo Messi

Inter Miami fluturon me Lionel Messi-n. Ylli argjentinas udhëhoqi suksesin 5 me 1 në New York kundër Red Bull.
Numri 10 regjistroi dy golësh spektakolar, ishte pika e referimit për ekipin nga Florida, ndërsa dha edhe një asist për Jordi Alba, duke kujtuar kohët e arta te Barcelona.
Messi vendosi edhe një rekord unik. Me 764 gola, ai bëhet futbollisti që ka shënuar më tepër pa llogaritur penalltitë.
“Pleshti” parakalon Cristiano Ronaldon në kuotën 763 gola dhe këtë e ka realizuar duke luajtur 167 ndeshje më pak. Një legjendë e gjallë e futbollit.