Dy gola të vonshëm, Barcelona fiton derbin lokal ndaj Espanyolit
Barcelona ka regjistruar një fitore të rëndësishme dhe tejet të vështirë në transfertë ndaj Espanyolit, në kuadër të xhiros së 18-të në La Liga.
Skuadra katalanase triumfoi me rezultat 0-2 në një ndeshje të tensionuar dhe dramatike që nga minutat e para. Vendasit ishin të parët që rrezikuan seriozisht, me Robert Fernandez dhe Carlos Romero, por portieri i Barcelonës, Joao Garcia, u shfaq vendimtar me pritje spektakolare duke mbajtur portën e paprekur.
Edhe Barcelona pati raste të pastra shënimi, veçanërisht përmes Jules Kounde dhe Lamine Yamal, por finalizimi mungoi në të dyja rastet.
Zhbllokimi i rezultatit erdhi vetëm në minutën e 86-të, kur Dani Olmo realizoi një supergol pas asistimit të Fermin Lopez. Katër minuta më vonë, Fermin ishte sërish protagonist, duke asistuar Robert Lewandowskin, i cili vulosi fitoren për mysafirët në minutën e 90-të.
Me këtë triumf, Barcelona ngjitet në kuotën e 49 pikëve në tabelë, ndërsa Espanyoli mbetet në pozitën e pestë me 33 pikë.

