Dy gola në derbin e madh të kryeqytetit të Italisë, nuk ka fitues

Dy gola në derbin e madh të kryeqytetit të Italisë, nuk ka fitues

Derbi drithërues i kryeqytetit të Italisë, Lazio – Roma, ka përfunduar pa fitues, me rezultat 1:1.

Rivalët e përbetuar e të përjetshëm, luftuan deri në frymën e fundit por asnjëra nuk ia doli që të sigurojë fitoren që iu duhej si buka.

Futbollisti Romagnoli në minutën e 47-të ka shënuar për Lazion por gëzimi ka qenë jetëshkurtër pasi që Soule në minutën e 69-të ka barazuar rezultatin.

Pas javës së 32-të në Serie A Lazio është në vend të gjashtë me 56 pikë e ka dy më shumë se Roma që gjendet një pozitë më poshtë.

MARKETING