Dy gjigantët anglezë rivalizojnë Barcelonën për Alessandro Bastonin
Gjigantët e La Ligës, Barcelona, nuk janë i vetmi klub i interesuar për yllin e Interit, Alessandro Bastoni, pasi Arsenali dhe Liverpooli gjithashtu e kanë ‘eksploruar’ situatën e mbrojtësit italian, sipas Caughtoffside.
Gjigantët e Ligës Premier, Arsenal dhe Liverpool, i kanë vënë syrin yllit të Interit dhe Italisë, Bastoni.
Sipas Caughtoffside, Liverpool e sheh Bastonin si një zëvendësim të mundshëm për Virgil Van Dijk, ndërsa Arsenali mendon se mbrojtësi italian do t’i përshtatej stilit të lojës së Mikel Artetas.

