Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

Sipas raportimeve të fundit nga gazetarit Georg Holzner të Kicker, Joshua Kimmich, ylli i Bayern Munich, mund të jetë në dispozicion si lojtar i lirë gjatë verës së vitit 2024.  

Megjithatë, dy prej klubeve më të mëdha në Evropë, Real Madridi dhe Liverpooli, kanë refuzuar mundësinë për të nënshkruar me mesfushorin gjerman. 

Real Madridi konsiderohet të jetë i kënaqur me opsionet e tij aktuale në mesfushë. Me lojtarë si Aurelién Tchouaméni, Eduardo Camavinga, dhe Federico Valverde, klubi spanjoll nuk e ka parë si të nevojshme të investojë në Kimmich, veçanërisht duke pasur parasysh moshën e tij (30 vjeç) dhe kërkesat e larta për pagë.

Në mënyrë të ngjashme, edhe Liverpooli ka vendosur të mos ndjekë rrugën e nënshkrimit me Kimmich.  

Skuadra e Jürgen Klopp ka një mesfushë të balancuar dhe të rekrutuar mirë, ku figurat si Alexis Mac Allister, Dominik Szoboszlai, dhe Ryan Gravenberch po luajnë rol kyç.  

Përveç kësaj, Liverpooli ka një politikë të qartë për të investuar në lojtarë të rinj me potencial afatgjatë, ndërsa Kimmich nuk përshtatet me këtë profil. 

Kimmich, i cili ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm dhe me ndikim të Bayern Munich në vitet e fundit, po i afrohet fundit të kontratës së tij aktuale.

Megjithë refuzimin nga Real Madridi dhe Liverpooli, Kimmich ka ende shumë opsione për të vazhduar karrierën e tij në një klub të nivelit të lartë.  

Klube si Barcelona, Manchester City, dhe Paris Saint-Germain janë të lidhura me interesim për mesfushorin gjerman.

MARKETING