Dy fitore dhe lojë e bukur, si ndryshon klasifikimi i Shqipërisë në FIFA

Dy fitore dhe lojë e bukur, si ndryshon klasifikimi i Shqipërisë në FIFA

Dy fitore që çelën ambientin kuqezi, duke ngrohur zemrat e tifozëve për mënyrën e lojës dhe golat spektakolarë. Por ndërkohë që shërbejnë edhe për të përmirësuar pozicionimin në renditjen botërore.

Shqipëria ngjit 3 shkallë në klasifikimin e FIFA-s të përditësuar këtë të enjte, duke u renditur aktualisht në vendin e 65-të në botë. Kuqezinjtë lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Islandën, pikërisht falë fitoreve ndaj Moldavisë (2-0) dhe Ishujve Faroe (1-3).

Natyrisht nuk është një ngjitje kolosale, kjo ndoshta nisur edhe nga koeficientet që vlerësojnë më pak kundërshtarë të rangut më të ulët, siç konsiderohen Moldavia dhe Ishujt Faroe.

Por që janë padyshim një motiv më shumë për Sylvinhon dhe grupin kuqezi për të forcuar bindjen se po ecin në rrugën e duhur. Me udhëkryqin vendimtar për kualifikimin në Europian sfidat e shtatorit.

Me Çekinë në datën 7 shtator në transfertë, dhe me Poloninë tri ditë më pas në “Air Albania”. Takime që si gjithë sfidat e tjera të Kombëtares do të transmetohen në platformën më të dashur të të gjithë shqiptarëve.

MARKETING