Duro: Kemi rezultat pozitiv, por skuadra duhet të bëjë paraqitje të mirë

Duro: Kemi rezultat pozitiv, por skuadra duhet të bëjë paraqitje të mirë

Shpëtim Duro nga Podgorica ka folur për ndeshjen e nesërme kundër Buduçnost, e vlefshme për turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës.

Duro pret që skuadra nesër të bëjë një paraqitje të mirë, ashtu siç ka bërë edhe në tre ndeshjet e deritanishme në Europë.

“Ndeshjen e nesërme me Buduçnost e presim me shumë interes, pres që skuadra të bëjë një paraqitje të mirë, ashtu sikurse ka bërë në të trija ndeshjet e deritanishme në Europë, dy kundër Zhalgiris dhe ndeshjen e fundit kundër Buduçnostit” – u shpreh fillimisht Shpëtim Duro, i cili pranon se skuadra e Struga Trim Lum ka një rezultat të favorshëm, megjithatë ndeshja e nesërme është një ndeshje krejtësisht ndryshe dhe se duhet që skuadra të futet mjaft e përqëndruar dhe me shumë vetëbesim.

Rezultati nga ndeshja e parë është pozitiv, pasi kemi arritur të fitojmë ndeshjen e parë, por kjo është një ndeshje tjetër, ka një histori në vete, nuk do të kemi mendimin që kemi fituar, por patjetër se duhet pranuar se është një rezultat i favorshëm” – deklaroi trajneri Duro, i cili sa i përket formacionit, nuk deshi të komentojë shumë, mirëpo me shumë gjasa do të jetë i njëjti, edhe pse nuk përjashtohen ndryshime të vogla.

Ndeshja midis Buduçnost dhe Struga Trim Lum në program është nesër mbrëma me fillim në ora 21:00.

MARKETING