DURO DHE TAIRI: FAZA PLEJ OF, ARRITJE HISTORIKE PËR NE

DURO DHE TAIRI: FAZA PLEJ OF, ARRITJE HISTORIKE PËR NE


Struga Trim Lum arriti të shkruan një faqe të re të historisë, pasi për herë të parë do të luaj në plej of-in e Ligës së Konferencës. Struganët nga dy ballafaqimet me Hesperanzhin në xhiron e tretë të eliminatoreve të këtij kompeticioni, dolën më të suksesshëm, me çka edhe kundër disfatës së pësuar në ndeshjen e kthimit në Luksemburg me rezultat 2:1, siguruan kualifikimin e plej of-it, falë fitores 3:1 në Shkup një javë me parë dhe me shifra të përgjithshme 4:3 eliminuan skuadrën e Hesperanzhit.
Shpëtim Duro, trajner
“Çudirat e Struga Trim Lum këtë sezon vazhdojnë, duke u shpallur me titullin kampion, arritjen në fazën ‘play-off’ të Ligës së Konferencës, sigurisht është një ditë historike, për klubin tonë, një arritje jashtëzakonisht e madhe.  Sigurisht që unë dua të falënderojë skuadrën, djemtë për atë që treguan në fushën e lojës, sepse ju e patë vet, nuk ishim të barabartë që nga minuta e 14-të, të luash një ndeshje europiane, nuk është e lehtë, por ne ditëm ti zgjidhnim, sidomos në pjesën e parë, duhet ta kishim mbyllur ndeshjen me rastet e Ibraimit dhe Shabanit” 

Flamur Tairi, futbollist
“Unë jam pjesë e FC Struga Trim Lum që nga fillimet e saja, dhe vit për viti kemi arritur suksese të njëpasnjëshme, jam shumë i emocionuar për kualifikimin në ‘play-off’, është një arritje historike për ne, dhe shpresojmë të vazhdojmë Akoma me suksese të njëpasnjëshme dhe pse jo të kualifikohemi edhe në grupet e Ligës së Konferencës.” 

Struga Trim Lum në fazën e plej of-it do të luajë me Breidablikin e Islandës. Ndeshja e parë do të luhet në Strumicë me 24 gusht, përderisa ajo e kthimit ku vendoset kualifikuesi për në grupe zhvillohet një javë më vonë.

Gazetar: Aziz Sahiti  

 

MARKETING