Durmishi: Tetova zgjodhi punën, jo interesat klanore

Durmishi: Tetova zgjodhi punën, jo interesat klanore

Përfaqësuesi i koalicionit VLEN, Besar Durmishi, ka deklaruar se rezultatet e fundit zgjedhore në Tetovë tregojnë një fitore të madhe në shumicën e vendbanimeve, duke theksuar se qytetarët kanë vlerësuar punën e kryetarit të komunës dhe përkushtimin e tij ndaj interesit publik.

“Sipas statistikave, pothuajse në të gjitha vendbanimet kemi korrur një fitore të madhe. Qytetarët e Tetovës dëshmuan se dinë të vlerësojnë punën e një kryetari komune që ka qenë 24/7 i përkushtuar për komunën dhe që punon për interesin e qytetarëve, e jo për interesa klanore apo individuale,” tha Durmishi.

Ai shtoi se ky rezultat është dëshmi e besimit të qytetarëve në një qeverisje lokale që vendos interesin e përbashkët mbi çdo gjë tjetër. /SHENJA/

MARKETING