Durmishi: Me investime, punësim dhe zhvillim lokal po luftojme krizen demografike

Durmishi: Me investime, punësim dhe zhvillim lokal po luftojme krizen demografike

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, z. Besar Durmisi, sot mbajti një fjalim në panelin “Ndikimi dhe Adresimi I Sfidave të Trendeve Demografike”, si pjesë e ngjarjes kushtuar demografisë si një çështje strategjike për të ardhmen e vendit.

Ministri Durmisi theksoi se trendet demografike – siç janë rënia e shkallës së natalitetit, emigrimi i të

rinjve dhe plakja e popullsisë – janë një realitet ekonomik që kërkon një qasje sistemike dhe zgjidhje

afatgjata.

“Përgjigja jonë nuk është deklarative, por konkrete, proaktive dhe e bazuar në të dhëna dhe nevoja

reale. Përmes investimeve në kapitalin njerëzor, masave aktive të punësimit dhe mbështetjes për

zhvillimin ekonomik lokal, po ndërtojmë ekonominë e së ardhmes”, tha Ministri.

Si pjesë e politikave ekonomike që i përgjigjen drejtpërdrejt sfidave demografike, Ministri theksoi Planin

Operativ për Punësim për vitin 2025, me vlerë prej 40 milionë euro, përmes të cilit mbi 10,000 qytetarë

mbështeten me trajnime, stazhe, vetëpunësim dhe grante për sipërmarrësit e rinj. Një fokus i veçantë i

kushtohet rajoneve që janë demografikisht më të rrezikuara.

“Vetëm me ekonomi të forta lokale mund ta zbusim efektin e migrimit dhe t’i mbajmë të rinjtë në

komunitetet tona. Detyrimi ynë është të ofrojmë mundësi të barabarta për të gjithë – pavarësisht se ku

jetojnë”, tha Durmishi.

MARKETING