Durmishi: Inspektim i jashtëzakonshëm në marketet, nëse nuk ulen çmimet e produkteve ushqimore bazë, do të ndërmarrim masa më rigoroze
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot mbajti konferencë për media, në të cilën informoi për aktivitetet që do t’i ndërmarrë Ministria e Ekonomisë dhe Punës për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë.
Nëse tregtarët nuk tregojnë përgjegjësi më të madhe shoqërore dhe nuk ulin çmimet e produkteve bazë që nuk janë në shportën e Vitit të Ri, do të vendosim masa më rigoroze si kufizimi i marzheve të fitimit dhe çmimeve, paralajmëroi sot ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
Siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp, ekipet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut janë në terren dhe po analizojnë se si kanë lëvizur çmimet në tre muajt e fundit. Për dy deri në tre ditë do të përfundojnë analizat dhe më pas do të vendoset nëse do të merren masa më rigoroze. Durmishi u bëri thirrje tregtarëve që në këtë sezon festash të korrigjojnë çmimet e produkteve më të nevojshme.