Dueli mes Shkupit dhe Pelisterit në Strugë shtyhet dhe ndryshon termin

Dueli mes Shkupit dhe Pelisterit në Strugë shtyhet dhe ndryshon termin

Ndeshja mes Shkupit dhe Pelisterit, e vlefshme për javën e 14-të të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoni, ka pësuar ndryshim termini. Takimi fillimisht ishte parashikuar të zhvillohej të shtunën, por kjo nuk do të jetë e mundur.

Shkaku i shtyrjes është gjendja e rënduar e fushës në “Stadiumin e Qytetit” në Strugë, ku Shkupi luan ndeshjet si vendas. Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut, bari është përmbytur plotësisht dhe nuk plotëson kushtet minimale për zhvillimin e ndeshjes.

Në marrëveshje mes dy klubeve dhe FFM-së, është vendosur që ndeshja të zhvendoset për të martën, në të njëjtin orar — 13:00.

MARKETING