Dueli i plej of-it ndaj Danimarkës, Maqedonia niset drejt Kopenhagës

Dueli i plej of-it ndaj Danimarkës, Maqedonia niset drejt Kopenhagës

MARKETING

Ekspedita e Maqedonisë së Veriut pasditën e kësaj të marte ka udhëtuar drejt Kopenhagës për duelin e plej of-it ndaj Danimarkës për Kampionatin Botëror 2026. Të përzgjedhurit e seleksionuesit të ri, Goce Sedlloski nga aeroporti i Shkupit me linjë çarter kanë fluturuar drejt tokës daneze. Maqedonia nesër do të ketë dy seanca stërvitore, të parën në mëngjes dhe të dytën në mbrëmje, e cila do të jetë edhe zyrtare dhe e fundit para ndeshjes me Danimarkën. Dueli ndërmjet Danimarkës dhe Maqedonisë do të zhvillohet të enjten në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:45. Përfaqësuesja e vendit, do të ketë edhe një duel tjetër me 31 mars, ku do të luajë sërish në transfertë ndaj Republikës Çeke apo Irlandës.

MARKETING