“Dua të shkruaj historinë”, Enrique: Champions, objektiv madhor

Jo vetëm Inter, e dëshiron me çdo kusht këtë triumf në Champions edhe PSG. Luis Enrique dhe të besuarit e tij kërkojnë t’i bëjnë një mbyllje perfekte këtij sezoni, kërkojnë “tripletën” e famshme, janë vetëm një hap larg për të shkruar historinë:
“Kur erdha këtu, më thanë që objektivi është të fitojmë një trofe të rëndësishëm, ky trofe është Champions League. Ka shumë pritshmëri, por ne jemi të qetë, të vetëdijshëm. Besoj se gjëja më e rëndësishme është fakti që kemi ardhur këtu në këtë finale. Kemi kaluar disa pengesa, tani përballë kemi Inter, një skuadër me shumë cilësi.
Kjo është një finale, e kemi përgatitur që të kemi kontrollin e topit, nuk dua që të ndryshojë fazën ofensive, por duhet të jemi të kujdesshëm pasi përballë kemi një skuadër me individë cilësorë, një ekip që vjen në finale për herë të dytë në tre vitet e fundit. Objektivi im, motivimi im kryesor, është të shkruaj historinë e PSG, një klub fantastik, do të japim gjithçka për të fituar”, u shpreh Luis Enrique.