Drita triumfon ndaj Breidablik dhe kalon në raundin e tretë të kualifikueseve të Conference League

Drita triumfon ndaj Breidablik dhe kalon në raundin e tretë të kualifikueseve të Conference League

Drita triumfon edhe në takimin e dytë ndaj Breidablik-ut dhe kalon në raundin e tjetër të kualifikueseve të UEFA Conference League.

Pas ndeshjes së parë mes tyre që ishte mbyllur me fitoren 2-1 të skuadrës nga Superliga e Kosovës, takimi i dytë, që u luajt në “Stadiumi Zahir Pajaziti” përfundoi me rezultatin 1-0.

Goli i vetëm i ndeshjes u realizua në minutën e 67’, ku pas asistit të dhuruar nga Zulfiu, Selmani gjeti rrugën drejt rrjetës, duke i dhuruar avantazhin dhe njëkohësisht edhe fitoren ekipit të Dritës.

Kështu Drita kalon në raundin e tretë të kualifikueseve të UEFA Conference League, teksa Breidablik e mbyll këtu rrugëtimin në arenën europiane.

Sa i përket raundit të ardhshëm, Drita do të ketë përballë njërin prej skuadrave të çiftit Cliftonville-Auda, që luajnë nesër.

MARKETING