Drejtori i një shkolle fillore në Likovë ka lidhur marrëveshje për punësim pa shpallur konkurs publik dhe pa miratimin e Ministrisë së Financave

Drejtori i një shkolle fillore në Likovë ka lidhur marrëveshje për punësim pa shpallur konkurs publik dhe pa miratimin e Ministrisë së Financave

Kallëzim penal është ngritur kundër drejtorit të një shkolle fillore në Likovë i cili dyshohet se ka arritur një marrëveshje për punësim pa shpallur konkurs publik dhe pa siguruar paraprakisht fondet financiare nga Ministria e Financave.

Me këtë veprim, siç njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, ai e ka dëmtuar Buxhetin e shtetit për 577.550 denarë.

“SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër G.G. (51) nga fshati Likovë, Komuna e Likovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Gjatë vitit 2024, i paraqituri, si drejtor i një shkolle fillore në Likovë, ka lidhur marrëveshje për punësim pa siguruar më parë fonde financiare nga Ministria e Financave dhe pa shpallur konkurs publik, duke e dëmtuar buxhetin e shtetit në një shumë totale prej 577.550 denarë”, informoi MPB-ja.

MARKETING