Dramë në Belgjikë, Antwerpi e Muja shpallen kampionë

Antwerp, 4 qershor – Garë shumë dramatike është zhvilluar për titull të kampionit në Belgjikë. Dhe në fund titullin e ka fituar Antwerpi i Arbnor Mujës e Laurit Krasniqit. Gara u vendos vetëm në minutat shtesë të ndeshjeve të xhiros së fundit.
Në grupin e skuadrave që luftuan për titull ishin Antwerpi, Genku, Royale Union dhe Club Brugge. Në xhiron e fundit, Genku e priti Antwerpin, ndërsa Royale Union e priti Club Bruggen, që më herët kishte humbur hapin. Në garë për titull ishin tri skuadrat.
An all-time great football moment. Toby Alderweireld joined hometown club Royal Antwerp last summer, as he always promised he would. Tonight, he has won them their first league title since 1957 with this incredible strike vs Genk in the 94th minute! pic.twitter.com/KIysphCZKk
— Colin Millar (@Millar_Colin) June 4, 2023
Dhe rrjedha e ndeshjeve të së dielës ishte aq dramatike sa që të tri skuadrat kanë shpresuar deri në fund në titull të kampionit. Gjatë ndeshjeve, Genku e Royale Union ishin në krye të tabelës. Por në fund doli Antwerpi.
Golin që siguroi titullin e kampionit e shënoi mbrojtësi veteran, Tody Alderwerireld në minutën e 94-t. Me atë supergol, Antwerpi barazoi 2:2 rezultatin ndaj Genkut dhe mori pikën që i siguroi titullin. Por vetëm pasi Royale Union u shokua në shtëpi duke pësuar 3:1 nga Club Brugge.
Genku kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 45-të. Në minutën e 58-të rezultatin për Antwerpin e barazoi Gyrano Kerk. Genku shënoi golin për 2:1 në minutën e 75-t, por Alderweireld vendosi garën shumë dramatike në minutën e 94-t.
Arbnor Muja hyri në lojë në minutën e 71-të. Krasniqi qëndroi në stol.
Antwerpi e ka fituar edhe Kupën e Belgjikës. Pra Muja në edicionin e parë ka fituar dy trofetë e futbollit belg. Ai u transferua tek Antwerpi nga Drita në verën e kaluar.
Antwerpi shpallet kampion me 47 pikë. Genku renditet i dyti me 46 pikë, sa i ka edhe Royale Union në pozitën e tretë. Club Brugge renditet i katërti me 36 pikë.
Shumë dramatike ishte edhe ndeshja Union – Brugge. Unioni ka udhëhequr 1:0 prej minutës së 46-të dhe ishte në pozitën e parë. Por pësoi tre gola në minutat e fundit. Rezultati në 1:1 u barazua në minutën e 89-të, ndërsa Brugge shënoi edhe dy gola tjerë në minutat shtesë, 93 e 100. Dhe kështu Royale Union mbeti pa titull të kampionit.
Për Antwerpin është titulli i parë që nga viti 1957. Tani ka pesë tituj të Belgjikës. I ka edhe katër Kupa të Belgjikës.