DPHM: Temperatura -8 është matur në Kodrën e Diellit, shtresa e borës ka arritur 31 centimetra

DPHM: Temperatura -8 është matur në Kodrën e Diellit, shtresa e borës ka arritur 31 centimetra

Më së ftohti mëngjesin e sotëm ishte në Kodrën e Diellit, ku në orën 8:30 u matën -8 gradë Celsius.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura të ulëta janë regjistruar edhe në Krushevë dhe Mavrovë, ku u matën -5 gradë.

Janë matur: -8 Kodra e Diellit, -5 Krushevë, Mavrovë, -2 Kumanovë, -1 Kriva Pallankë, Berovë, Vinicë, 0 Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Tetovë, Ohër, Pretor, Shtip, Manastir, Prilep, Strumicë, 1 Kavadar, Veles, 2 Gjevgjeli, Demir Kapi.

Sasia më e madhe të reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit është matur në Mavrovë (39 litra për metër katror), pas së cilës vijnë Pozharane, Ohri, Krusheva, Tetova.

Më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit, ku shtresa e borës ka arritur 31 centimetra. Pas çka vjen Krusheva me 14 centimetra dhe Ohri me 5 centimetra.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë. Paradite priten reshje të herëpashershme lokale bore, ndërsa pasdite reshjet do të ndërpriten. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior.

MARKETING