DPHM: Rritje e nivelit të lumenjve, nesër shira lokalë

DPHM: Rritje e nivelit të lumenjve, nesër shira lokalë

Rritje e nivelit të lumenjve në krahasim me mesataren për dhjetor u regjistrua sot në Pçinjë pranë Banjës së Katllanovës, në Vardar pranë Jegunovcës, Shkup, Veles dhe Demir Kapi, në Treska pranë Makedonski Brodit, në Crna Reka pranë Novacit, në Drinin e Zi pranë Llozhanit, si dhe në Sateska pranë Botunit, njoftoi Drejtoria për punë Hidrometeorologjike (DPH).

Nivelet e ujit të liqeneve të Ohrit, Prespës dhe Dojranit, sipas matjeve të sotme, janë brenda mesatares.

Sipas parashikimit të DPH-së, nesër do të ketë reshje lokale, të cilat do të ulen në pasdite. Deri në fund të javës do të pasojë një periudhë moti kryesisht stabil me rritje të temperaturave ditore, përveç në luginat ku do të shfaqet mjegull.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira me reshje. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore.

MARKETING