DPHM: Reshje të shiut në disa vende nesër dhe gjatë fundjavës

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) parashikon reshje të shiut të cilat nesër dhe gjatë fundjavës në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme.
“Të dielën dhe natën e së hënës në male dhe në disa vende më të larta, kryesisht në pjesët veriore dhe verilindore, reshjet do të jenë herë pas here me borë”, kumton DPHM-ja.
Reshje lokale të shiut pritet sot pasdite dhe nga fundi i ditës, ndërsa do të fryjë erë e dobët deri mesatare e ndryshueshme.