DPHM: Nesër dhe pasnesër mot i nxehtë, gjatë fundjavës priten reshje lokale të shiut

DPHM: Nesër dhe pasnesër mot i nxehtë, gjatë fundjavës priten reshje lokale të shiut

Nesër dhe të premten moti do të jetë shumë i nxehtë. Temperatura e ditës kudo do të jetë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në disa vende nesër pritet të kalojë edhe 40 gradë. Vlera e indeksit UV do të jetë 9, paralajmërojnë nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike.

MARKETING

Të premten pasdite dhe në orët e natës në disa vende do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të ligë me erë të fuqishme dhe kushte për paraqitje të breshrit.

Në ditët e fundjavës do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, ndërsa temperaturat e ditës do të bien për 5-7 gradë në krahasim me ato të nesërmet.

MARKETING