DPHM: Moti jostabil me reshje dhe erë të fortë, pritet të zgjasë deri në javën e ardhshme

Vazhdon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut, sidomos në orët e pasditës.
Lokalisht do të krijohen kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra me reshje më të dendura. Në një kohë të shkurtër priten reshje shiu mbi 15 litra në metër katror, do të ketë bubullima dhe erë të fortë.
Siç bëri të ditur DPHM, temperatura maksimale sot do të jetë në interval prej 12 deri në 18 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Pasdite në disa pjesë të luginës moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë.
Edhe nga e hëna do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite.
Lokalisht do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra me reshje të dendura, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të lëvizë nga dy deri në nëntë gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë nga 10 deri në 19 gradë.