Dorëzohet Milani pas 24 javësh, Parma i bën surprizën e hidhur kuqezinjëve duke i mundur në “San Siro”
Milani befasohet në “San Siro” pasi mundet nga Parm me rezultatin 0-1. Humbja e dytë për kuqezinjtë që vjen pas 24 javësh në kampionatin Italian në një ndeshje me një ritëm nën mestar.
Tentativat e kuqezinjëve ishin të pamjaftueshme për të marrë më tepër në këtë takim. Në pjesën e dytë i vemti moment për t’u evidentuar për kuqezinjtë një goditje shtylle e Leaos që ishte i pafat pasi sfera përshkon të gjithë vijën fatale dhe del jashtë.
Ndërkohë në minutën e 80-të Troi kërcen më tepër se çdokush në zonë për të goditur topin në portën e Maignan. Pas shumë minutash verifikimi në VAR, arbitri e konsideroi të rregullt golin, n dërkohë që minutat e mbetura të takimit pavarësisht presionit të kuqezinjëve nuk ndryshoi asgjë, duke i dhënë një goditje të rëndë Milanit, ndërsa Parme me këtë fitore ngjitet në vendin e 12-të.

