Dorëheqja e reisiti të BFI-së është çështja më e pa dhimbshme për vetë institucionin

Dorëheqja e reisiti të BFI-së është çështja më e pa dhimbshme për vetë institucionin

Serjoza Nedelkovski – gazetar

Fërkimet në BFI duket se nuk kanë fund, pasi Reisi Fetai plotësoi kushtet ligjore për pensionim, filloi të çlirohet përkohësisht nga ata që nuk mendonin si ai, nga radhët e anëtarëve të Rijasetit të BFI-së, që është organ kolegjial Kushtetues i BFI-së, që vendos për emërimin dhe shkarkimin e Reisul Ulemasë dhe Sekretarin Gjeneral të BFI-së, ndër të tjera, vendos edhe për punën e përgjithshme administrativo-juridike dhe ekonomiko-financiare të BFI-së.

Në vend që urtësia e Reisit Fetait të përballet me realitetin për të tejkaluar situatën kaq të tensionuar në BFI të krijuar nga vet ai; me 5 (pesë) anëtarë të Rijasetit të shkarkuar më parë, disa prej të cilëve tashmë kanë aktgjykime të shkallës së parë prej ku shpallen të pavlefshme vendimet e Reisul Ulemasë së BFI-së për shkarkimin e tyre që nënkupton se Reisi Fetai në mënyrë të paligjshme ka marrë vendime për përfitimin e tij personal dhe ka ndryshuar në mënyrë të paligjshme strukturën e Rijasetit, për të zgjatur mandatin e tij me anëtarët e tjerë që mendojnë si ai, nuk përfundoi me kaq ai më tej vazhdoi me veprimet e tija kontestuese ku me vendimin e fundit shumë befasues e thelloi edhe më tej situatën e pakëndshme në BFI, duke shkarkuar dy Myftinjtë pa qenë të thirrur më parë në mbledhje të Rijasetit.

Myftiu Prof. Dr. Qani Nesimi, i cili gëzon autoritet të madh në Myftininë e Tetovës dhe në radhët e BFI-së, I cili njëherit është edhe profesor universitar, ia ktheu përgjigjen përkatëse Reisit Fetai, duke marrë legjitimitet nga organi bazë Kushtetues i BFI-së, gjegjësisht anëtarët e Myftinisë së Tetovës, të cilët e kanë të vetmen të drejtë të garantuar Kushtetuese për propozimin e kandidatëve të mundshëm për Myfti. Ata njëzëri në mbledhjen e mbajtur shpallën joligjor dhe antikushtetues vendimin e Rijasetit dhe të Reisit, si dhe unanimisht morën vendim se Myftiu i Tetovës mbetet Prof. Dr. Qani ef. Nesimi.

Ndërkohë kur rritja e pagave të zyrtarëve qeveritar dhe shtetëror ishte tabu temë publike, tashmë kjo temë ndër të tjera filloi të diskutohet edhe në radhët e BFI-së, ku absolutisht askush nuk e di se sa është paga e Reist Shaqir Fetai, Shtrohet pyetja a e përcakton vet Reisi rrogën e vet, apo duhet të vendoset nga Rijaseti si organ kompetent? Nëse burimet financiare të BFI-së janë të përcaktuara nga vetë Kushtetuta e BFI-së dhe kryesisht vijnë nga besimtarët, mendojmë se është shumë korrekte që Reisi të shpallë publikisht rrogën e tij, e cila sipas informacioneve është disa herë më e lartë se ajo e Presidentit të Shtetit.

Duke marrë parasysh që BFI është shëndruar në institucion të mbyllur nuk komunikon me media, edhe në të kaluarën kemi mbetur me pyetje pa përgjigje të dorëzuara në shërbimet e BFI-së, megjithatë këtë herë publikisht i bëjmë pyetjen Reisit Fetait: A është e vërtetë që paga juaj vjetore bruto është rreth 90.000 (nëntëdhjetë mijë) euro, pra paga bruto mujore 7.500 (shtatë mijë e pesëqind) euro, ku nuk përfshihen shtesat tjera, si honorarët dhe mëditjet etj.?! Dhe për shumën e të ardhurave mujore të Reisit Shaqir Fetai a ka një vendim nga Rijaseti i BFI-së?

Më tej, si dilemë në publik imponohet pyetja publike e Myftiut të Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, i cili publikisht në një konferencë për media deklaroi se vetë Reisi Fetai ka deklaruar se ka marrë sigurimi policor duke dhënë dhuratë, edhe pse paraprakishr i ishte refuzuar dy herë më parë, kështu që është shumë e çuditshme që për më shumë se tre vite askush nuk e ka njoftuar Rijasetin pse Reisi Fetai ka siguri të rreptë policore.

Nga ana tjetër, në opinion u ngrit një pyetje serioze për shkollën e mesme islame Medreseja “Isa Beu”, nga ku potencohet se Reisi Fetai, në kundërshtim me kompetencat kushtetuese, ka hyrë në ndryshimin e planit të programit të këtij institucioni arsimor, me qëllim për t’i mundësuar vajzës së tij të jetë profesoreshë adekuate, ajo ligjëron pesë lëndë biologji, fizikë, kimi, gjeografi dhe edukim fizik, gjë e cila është në kundërshtim me të gjitha procedurat dhe normat pedagogjike, si rrjedhojë për këtë hapet një çështje serioze për Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, ndërsa në anën tjetër për këtë ka heshtje absolute nga BFI!

Shtrohet pyetja, a do të tejkalohet gjendja e tensionuar në BFI me një mendjematuri? Sipas njohësve të situatës në këtë institucion, dorëheqja e kreut të BFI-së Shaqir Fetai, pasi I njejti i ka të plotësuar kushtet ligjore për pension, është zgjidhja më e pa dhimbëshme për vetë institucionin. Skenarët e tjerë do të ishin shumë më shqetësuese, sidomos në këtë periudhë kur tashmë ka çështje të hapura politike si ndryshimet Kushtetuese në Kuvend dhe kur vendi tani po shkon përfundimisht në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale. Si rrjedhojë, situata të tensionuara dhe vendime antiligjore dhe antikushtetuese të Reisit Fetait do ta dërgojnë BFI-në në një krizë më të rëndë. Të paktën kështu lexohet në librin e ngjarjeve të kaluara në BFI, në vend të tensioneve të ndryshme në përmasa më të gjera të paparashikuara, në fund një çështje është shumë e qartë në një mënyrë apo tjetrën: Reisi Shaqir Fetai nuk ka qetësi, e shpenzuar kohën е çmuar duke mos lëvizur nga vendi, heshtja ndaj medias dhe publikut nuk është zgjidhje, përkundrazi ka çmimin e vet. Ndërsa për reforma dhe për një institucion të hapur për publikun dhe besimtarët, për moralin dhe hyjnoren – është e qartë se nga kjo nuk ka asgjë.

MARKETING