Donald Trump shtyn sulmet ajrore ndaj Iranit, 5 ditë afat për bisedime

Donald Trump shtyn sulmet ajrore ndaj Iranit, 5 ditë afat për bisedime

MARKETING

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaron se ka urdhëruar Departamentin e Mbrojtjes të shtyjë të gjitha sulmet ajrore ndaj centraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë 5-ditore. Sipas tij, vendimi varet nga “suksesi” i takimeve dhe diskutimeve që po zhvillohen aktualisht, shkroi në platformën Truth Social.

MARKETING

Sample Image

Trump bëri të ditur se gjatë dy ditëve të fundit, Uashingtoni dhe Teherani kanë zhvilluar “bisedime shumë të mira dhe produktive” për një zgjidhje të plotë të përplasjeve në Lindjen e Mesme.
Më herët, ai kishte vendosur një afat 48-orësh për Iranin – deri pak para mesnatës të së hënës – për të rihapur Ngushtica e Hormuzit, një rrugë jetike detare që aktualisht konsiderohet e bllokuar nga Irani dhe që transporton rreth një të pestën e furnizimit global me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm.

Nga ana tjetër, Teherani ka paralajmëruar se do të “shkatërrojë në mënyrë të pakthyeshme” infrastrukturën thelbësore në të gjithë Lindjen e Mesme, përfshirë sistemet jetike të ujit, nëse SHBA do të vijojë me kërcënimet e shpallura nga Trump.

MARKETING