Donald Trump deklarohet i pafajshëm mbi akuzat rreth 6 janarit, reagimi i tij pas seancës

Donald Trump deklarohet i pafajshëm mbi akuzat rreth 6 janarit, reagimi i tij pas seancës

Ish Presidenti Donald Trump është deklaruar i pafajshëm ndaj 4 akuzave penale lidhur me tentativave të tij per te permbysur zgjedhjet presidenciale te 2020.

MARKETING

Description of image

Arrestimi dhe akuza ndaj tij ndodhi ne të njëjtën gjykatë në Uashington, DC, e cila kishte një pamje të drejtpërdrejtë të dhunës që u shpalos në Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021, dhe ku u paraqitën gjithashtu mbi 1000 mbështetës të Trump që morën pjesë në kryengritje.

Ish-presidenti do të lirohet me kushte shumë minimale, të cilat përfshijnë të mos lejohet të komunikojë me asnjë të njohur si dëshmitar në këtë, përveç nëse përmes një avokati.

Seanca e radhës për këtë çështje u caktua më 28 gusht, vetëm pesë ditë pas debatit të parë për primaret presidenciale republikane, duke nënvizuar kohët e jashtëzakonshme kur kandidati kryesor për nominimin e vitit 2024 ka një kalendar të paprecedentë në gjykatën federale.

Trump, duke iu drejtuar gazetarëve përpara se të hipte në aeroplanin e tij për t’u kthyer në klubin e tij të golfit në Bedminster, New Jersey, tha se aktakuza është “një persekutim i një kundërshtari politik. Kjo nuk duhej të ndodhte kurrë në Amerikë.”

MARKETING