Dokumentet e klasifikuara janë gjetur në shtëpinë e Mike Pence në Indiana

Dokumentet e klasifikuara janë gjetur në shtëpinë e Mike Pence në Indiana

Një avokat i Mike Pence zbuloi rreth një duzinë dokumentesh të klasifikuara në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit në Indiana.

Zbulimi i raportuar pason një seri zbulimesh të tilla në pronat e lidhura të presidentit amerikan, Joe Biden.

Ashtu si në rastin e zbulimeve të Bidenit – të cilat gjithashtu lidheshin me kohën e tij si zëvendëspresident gjatë presidencës së Barack Obamas nga viti 2009 deri në 2017 – dokumentet e zbuluara në shtëpinë e Pence iu dorëzuan FBI-së, raporton theguardian.

Presidentit, të cilit Pence i shërbeu si zëvendëspresident nga viti 2017 deri në vitin 2021, Donald Trump, është gjithashtu nën hetimin e Departamentit të Drejtësisë për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara.

Megjithatë, u zbulua se Trump kishte mbajtur shumë më tepër se Biden dhe Pence gjersa ka penguar përpjekjet për t’i rimarrë ato. Rezidenca e Trump në Mar-a-Lago në Florida u bastis nga FBI-ja.

Këshilltarë të posaçëm janë caktuar për të hetuar Bidenin dhe Trumpin mbi mbajtjen e të dhënave të tilla.

MARKETING