Doktor Art Zylbeari zgjidhet kryetar i FR-BDI për Tetovën

Doktor Art Zylbeari zgjidhet kryetar i FR-BDI për Tetovën

Në Kuvendin e katërt të Bashkimit Demokratik për Integrim, dega e Tetovës, sonte u zgjodh me votim unanim kryetari i ri i Forumit Rinor të BDI-së, Art Zylbeari.

MARKETING

Dr. Zylbeari, nuk vlerësohet vetëm si mjek dhe i përkushtuar në profesion, por nga strukturat ai njihet edhe si unifikues – dhe mobilizuese në radhët e rinisë e strukturave partiake.

Në fjalën e tij pas zgjedhjes, ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së kaluarës së lavdishme të lëvizjes, si dhe angazhimin për ndërtimin e një të ardhmeje evropiane për të rinjtë dhe vendin.

MARKETING