Dogana parandalon një tentativë për kontrabandë prej 6,4 kilogram argjend në VK Bogorodicë

Dogana parandalon një tentativë për kontrabandë prej 6,4 kilogram argjend në VK Bogorodicë

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë një ekip mobil ka parandaluar tentimin për kontrabanndë të 6,4 kilogramëve argjend në vlerë prej 472 mijë denarë. Ndaj autorit do të ngrihet kallëzim penal për kryerjen e veprës penale të kontrabandës nga Kodi penal.

“Rasti është zbuluar nga ekipi mobil doganor që me hyrjen në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë, gjatë kontrollit të një kamioni me mallra nga Turqia të destinuara për një kompani maqedonase, në hapësirat e fabrikës gjetën të padeklaruara 1944 bizhuteri argjendi me peshë 5,4 kilogramë dhe dy shufra argjendi me peshë prej një kilogrami. Gjithashtu, në kutinë e veglave nën shtratin e poshtëm dhe nën ulësen e shoferit, u gjetën 20 kuti cigaresh, përfshirë Marlboro dhe Murati”.

“Përkatësisht, pas ngarkimit të mallit në Stamboll, autori ka pranuar që të marrë dy thasë me argjend dhe me një tarifë të caktuar t’i transportojë në Shkup. I ka fshehur në sirtarët e ulëses së pasagjerit dhe në ulësen e shoferit pas plastikës pranë elektronikës, më pas është nisur drejt vendit tonë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

MARKETING