Do të vazhdojë ndërtimi dhe rikonstruimi i teatrove, janë paraparë 123.775.000 denarë

Në mbledhjen e 65-të qeveritare të mbajtur sot u shqyrtua dhe u miratua informacioni për përmbajtjen e Programit për ndërtimin e objekteve të reja dhe për rikonstruksionin, sanimin dhe adaptimin e objekteve ekzistuese që përdoren nga institucionet publike në fushën e kulturës për vitin 2025 i cili përmban 11 aktivitete projektuese që do të realizohen nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Institucionet Nacionale nga fusha e kulturës, të cilat janë bartës të aktiviteteve.
“Me këtë program parashihen aktivitete për vazhdimin e punimeve ndërtimore për ndërtimin e një objekti të ri të destinuar për teatër dhe bibliotekë në Tetovë, ndërtim të objektit të I.N. Teatri Turk – Shkup dhe ndërtimin e Teatrit të Vjetër në Strumicë, vazhdohet edhe me rikonstruksionin e objektit të teatrit në Kumanovë, si dhe fillimi i rikonstruksionit të objektit të I.N. Muzeu i Maqedonisë dhe fillimi i rikonstruksionit – sanimit dhe adaptimit të objektit të ish-kinemasë Partizani në Manastir në kuadër të I.N. Teatri Popullor – Manastir. Mjetet financiare të nevojshme për realizimin e aktiviteteve nga Programi janë parashikuar në Buxhetin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për vitin 2025, në vlerë prej 123.775.000 denarë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.