Do të ketë rivotim, Gjykata Administrative i refuzoi të gjithë shtatë paditë nga “Fronti Europian”

Do të ketë rivotim, Gjykata Administrative i refuzoi të gjithë shtatë paditë nga “Fronti Europian”

Gjykata Administrative mbrëmë i refuzoi si të pabaza të gjithë shtatë paditë nga “Fronti evropian” kundër vendimeve të KSZH-së për rivotim në zgjedhjet parlamentare.

Kështu vërtetohen vendimet e KSHZ-së për rivotim në gjashtë vendvotime në Njësinë e pestë zgjedhore dhe një në Njësinë e gjashtë zgjedhore – vendvotimet 1202  dhe 1194 në Krushevë, 1470  dhe 1470/1 në Dollnen, 1272 më Ohër, 1844 në Strugë dhe 2101 në Zhelinë.

“E përshëndesim vendimin e Gjykatës Administrative, e cila është në një vijë me vullnetin të cilin qytetarët e shprehën më 8 maj. Ky vendim dëshmon edhe njëherë se shpresa për qytetarët në vend po vjen, ndërsa manipulimet dhe krimi i këtij pushteti hibrid po bie.
Ndryshimi i filluar më 8 maj, ka filluar të realizohet, por që të jetë edhe më i shpejtë dhe më efikas i ftojmë qytetarët e vendvotimit 2101 – Komuna e Zhelinës, që të mërkurën (më datë 22 maj) të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre, të lirë, pa iu nënshtruar trysnive të BDI-së dhe manipuluesve të saj në ikje.
Ndryshimi i nisur nuk ka kthim prapa. Ja VLEN për Zhelinën dhe për çdo qytetar në vendin tone”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

MARKETING