​Djali i gruas që vodhi mijëra euro në Tiranë, u ndoq nga Policia deri në Brezovicë

​Djali i gruas që vodhi mijëra euro në Tiranë, u ndoq nga Policia deri në Brezovicë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur në lidhje me zbulimin e vjedhjeve që ka bërë një mirëmbajtëse së bashku me djalin e saj në shtëpi të ndryshme të Tiranës, mes tyre dhe në banesën e zyrtares Alda Klosi.

Ai për Euronews Albania, tregoi dhe taktikën që përdorte e dyshuara deri në momentin që të zotët e shtëpisë krijonin besim tek ajo dhe i dorëzonin çelësin.

Sipas tij, djali i të dyshuarës është përcjellë nga Policia deri në Brezovicë në Kosovë.
“Pastrueses i kushtonte 2000 lekë dita e punës. Ajo nuk ka punuar vetëm në shtëpi vipash por edhe njerëzish të thjeshtë. Ajo blinte informacione dhe shikonte se si do i vidhte lekët duke i marrë pjesë-pjesë për të mos rënë në sy. Policia ka bërë një punë shumë të mirë sepse e kanë ndjekur shumë atë djalin. E kanë ndjekur deri në Brezovicë ku ai shkonte me lekët e vjedhura, kanë paguar traun në Kukës na xhepi i tyre për ta ndjekur. Sukses është që e kanë ndjekur çështjen deri në fund dhe nuk e kanë mbyllur kur ka dal emri i Alda Klosit”, tha ai. /EuronewsAlbania

MARKETING