DITË HISTORIKE për Strugën, luan ndeshjen e play off-it ndaj Breidablik të Islandës

DITË HISTORIKE për Strugën, luan ndeshjen e play off-it ndaj Breidablik të Islandës

Struga Trim Lum ndaj Breidablik të Islandës është në program të ditēs së sotme në kuadër të fazës play off në Ligën e Konferencës.

Një fazë, që struganët nuk e kanë “shkelur” asnjëherë më parë dhe as që e kishin menduar këtë verë, por paraqitjet dhe rezultatet e mira, bën që ekipi i Shpëtim Duros të arrijë një hap larg grupeve të këtij kompeticioni.

Nga tabori struganët shihen të gjithë gati, por janë të detyruar të luajnë pa trajnerin dhe Marjan Radeskin në këtë sfidë të parë ndaj islandezëve.

Ndeshja Struga TL – Breidablik do të zhvillohet sot pasdite në Ohër duke nisur nga ora 17:00.

MARKETING