Dimitrov: Të përfshihen bullgarët në Kushtetutë, por të hyjë në fuqi pasi të anëtarësohemi në BE
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov kërkon nga qeveria që të mos sillet, siç tha ai, si provincë bullgare dhe të marrë masa nëse është e nevojshme në lidhje me eurodeputetin Angel Xhambaski nëse planifikon provokime në 4 shkurt.
“Këto janë pretendime territoriale dhe ne duhet të sillemi si shtet, jo si provincë bullgare, dhe është absolutisht legjitime të merren masa, por e gjitha vjen nga e para, të përballemi se do të ketë probleme me Bullgarinë nëse pretendojmë se ata nuk ekzistojnë”, ka komentuar ai Dimitrov për “Telma”.
Ai kritikon qeverinë që zgjohet çdo mëngjes duke i kërkuar falje Bullgarisë.
“Para së gjithash, duhet të shpëtojmë nga kjo autocensurë paniku, në të cilën do të duhet të fillojmë ditën duke i kërkuar falje Sofjes, duhet të qetësohemi, të ulemi dhe të shohim se si të dalim nga kjo nyje. Ne nuk kemi garanci ligjore se kjo do të çojë fare në BE, le të hyjë një lehtësues evropian të ulet me historianët, nëse Bullgaria e di bardhë e zi që ne jemi artificialë, atëherë Berlini dhe Parisi le të bëjnë deklaratat e tyre zyrtare se janë të lumtur që një ditë gjuha maqedonase do të bëhet pjesë e BE-së.
Kjo me amendamentet është e lidhur me mohimin, të diskutohet për bullgarët në Kushtetutë, por të hyjë në fuqi kur të anëtarësohemi në Bruksel”, këmbënguli Dimitrov.
Në kritikat e tij ndaj qeverisë, ai shtoi se ajo nuk po përpiqet të marrë asnjë garanci se me çfarë do të përfundonin kushtet bullgare.