Dimitrov: Maqedonia e Veriut përballet me vonesa të gjata në procesin e integrimit në BE

Dimitrov: Maqedonia e Veriut përballet me vonesa të gjata në procesin e integrimit në BE
AFET committee meeting - Exchange of views with Foreign Minister of the former Yugoslav Republic of Macedonia

MARKETING

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov, deklaroi në një panel mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian të mbajtur në Paris se Maqedonia e Veriut mban një rekord të padëshiruar në Ballkan për kohën e pritjes për fillimin e negociatave me BE-në, pavarësisht se është vend kandidat që nga viti 2005.

MARKETING

Sample Image

Sipas tij, vendi ka kaluar më shumë se dy dekada në pritje jo për shkak të mungesës së reformave, por për shkak të pengesave të natyrës dypalëshe. Ai theksoi se këto mosmarrëveshje lidhen kryesisht me çështje të historisë, identitetit dhe emrit, të cilat i cilësoi si “jo reale” në krahasim me çështjet ekonomike apo territoriale.

Dimitrov rikujtoi se me Marrëveshjen e Prespës në vitin 2018 u tejkalua një nga pengesat kryesore me Greqinë, por theksoi se kjo nuk rezultoi e mjaftueshme për të zhbllokuar plotësisht procesin e integrimit evropian.

Ai shtoi se aktualisht vendi përballet me një sfidë të re me një tjetër fqinj, Bullgarinë, ku gjithashtu një mosmarrëveshje dypalëshe po ndikon në ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE.

Në fjalën e tij në panelin “Zgjerimi i BE-së: Një Zgjedhje Strategjike”, të organizuar nga Instituti Francez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare (IFRI), Dimitrov theksoi se në kushtet e sfidave gjeopolitike, zgjerimi i BE-së mbetet një çështje e rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, duke bërë thirrje për përpjekje më të mëdha për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

MARKETING