Dimitrievski: Pas 15 gushtit do të zyrtarizojmë marrëveshjen me VMRO-DPMNE për komunat

Kryetari i Lëvizjes ZNAM dhe i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, bëri të ditur se pas datës 15 gusht të këtij viti do të bëhen publike detajet e negociatave me partnerin e koalicionit, VMRO-DPMNE.
Gjatë një konference për shtyp, Dimitrievski theksoi se negociatat po zhvillohen për një numër më të madh komunash dhe shtoi se në ato zona ku Lëvizja ZNAM nuk ka kandidat të vetin, do të mbështesin kandidatin e VMRO-DPMNE-së.
“Sa i përket Kumanovës dhe Qendrës, situata tashmë është e qartë sipas mendimit tim. Për komunat e tjera do të informoni në vijim. Jemi duke diskutuar një paketë më të madhe që përfshin më shumë komuna, ku partneri ynë i koalicionit, VMRO-DPMNE dhe partnerët e tyre, do të mbështesin kandidatët tanë. Nga ana tjetër, anëtarësia dhe mbështetësit tanë do të mbështesin kandidatët e VMRO-DPMNE-së në ato komuna ku nuk kemi kandidat tonin, përfshirë edhe kryetarin e Shkupit,” deklaroi Dimitrievski.