Dimitrievski kandidat për një mandat rë ri si kryetar komune në Kumanovë, Labudoviç për Qendrën, ZNAM me lista këshilltare në mbi 50 komuna

Lideri i Lëvizjes ZNAM për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski, është zyrtarisht kandidat për një mandat të ri si kryetar i komunës së Kumanovës, ndërsa për Qendrën partia ka propozuar Miroslav Labudoviq, zëvendësministër i Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.
Në seancën e mbrëmshme të Bordit Ekzekutiv dhe Qendror u vendos që ZNAM-i të garojë vetë në zgjedhjet lokale të ardhshme me lista të veta për këshilltarë në më shumë se 50 komuna.
“Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë fillon një kapitull të ri në veprimtarinë e saj politike. Përfaqësuesit tanë në vetëqeverisjen lokale treguan se si në mënyrë të vërtetë menaxhohen komunat”, deklaroi zëdhënësi i ZNAM-it, Nikola Memov.