Dimitrieska-Koçoska në takimet e FMN-së: Vazhdimësia në politikat për stabilitet makroekonomik dhe konsolidim fiskal

Qeveria mbetet e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe përmirësimin e performancës ekonomike me qëllim arritjen e normave më të larta dhe të qëndrueshme të rritjes ekonomike. Fokusi është edhe në reformat në menaxhimin e financave publike dhe ruajtjen e disiplinës fiskale, me qëllim konsolidimin e vazhdueshëm fiskal.
Kjo u theksua në takimin e ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, me drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Bo Li, zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së, si dhe me drejtorin ekzekutiv Jeron Klik, zëvendësdrejtorët ekzekutiv Marniks van Rij dhe Vladislav Rashkovan, drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së, Alfred Kamer, dhe shefin e Misionit të FMN-së në vendin tonë, Nik Gigineishvili. Në takim mori pjesë edhe guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Slaveski.
Tema të tjera të rëndësishme të takimit janë:
• Inkurajimi i investimeve, veçanërisht në sektorët e gjelbër dhe digjital;
• Fuqizimi i infrastrukturës rajonale dhe lidhjes midis vendeve (transporti, energjia, lidhshmëriadigjitale);
• Mbështetja e proceseve reformuese, afrimi me rregulloret dhe standardet e BE-së, dukemundësuar kështu një rrugë më të qartë dhe më të qëndrueshme drejt integrimit evropian.
Nga Kabineti i ministrisë informojnë se Ministrja Bozhinovska, në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut, konfirmon përkushtimin tonë për angazhim aktiv në të gjitha mekanizmat e Procesit të Berlinit, si dhe në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal. Qëllimi ynë është të sigurojmë që interesat dhe prioritetet kombëtare tëinkorporohen, që reformat të zbatohen siç është planifikuar dhe që përfitimet e integrimit rajonaltë ndihen nga të gjithë qytetarët.