Dilema që ka Presidentja e këtij vendi nën kërcënim rus

Dilema që ka Presidentja e këtij vendi nën kërcënim rus

Presidentja e Moldavisë, Maya Sandu tha se po zhvillohet një diskutim nëse vendi i saj duhet të largohet nga statusi i tij neutral dhe të bëhet pjesë e një aleance më të madhe.

“Tani ka një debat serioz… për aftësinë tonë për të mbrojtur veten. A do të jemi në gjendje ta bëjmë të vetëm apo duhet të bëhemi pjesë e një aleance më të madhe”, tha ajo për Politico.

Ajo shtoi se, nëse ai vend i Evropës Lindore vendos që duhet të ndryshojë statusin e tij neutral, kjo duhet të ndodhë përmes një procesi demokratik, transmeton Anadolia.

Bashkëpunimi dhe zyra e NATO-s në Kishinau

Moldavia bashkëpunon me Aleancën e Atlantikut të Veriut në kuadër të Planit të Veprimit të Partneritetit Individual.

Një zyrë ndërlidhëse e NATO-s u hap në Kishinau në dhjetor 2017.

Sipas një sondazhi të kryer nga Qendra SmartData në maj 2022, 24.5 për qind e të anketuarve ishin të gatshëm të mbështesnin hyrjen e Moldavisë në NATO, ndërsa pjesa tjetër ishin kundër ose abstenuan.

Kujtojmë se ky vend, dikur sovjetik, është ndër ato që kërcënohen me pushtim nga Rusia. Ndaj, Moldavia u tërhoq nga aplikimi për në BE pikërisht për të mos e acaruar më tej Moskën. /tesheshi.com/

MARKETING